Për këngëtaren Dua Lipa sukseset nuk kanë të ndalur.
Kënga e saj më e re titullohet ‘Electricity’ dhe erdhi në bashkëpunim me Silk City (Diplo dhe Mark Ronson).
Ky projekt muzikor u pëlqye shumë nga publiku dhe ka marrë klikime në disa prej platformave muzikore.
Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram Dua ka treguar se kënga e saj e fundit ka arritur numrin jubilar prej 40 milionë këngëve të dëgjuara vetëm brenda një muaji në një nga platformat më të mëdha të muzikës, siç është ajo e Spotify.
‘Wow më shumë se 40 milionë dëgjues!!! Kjo është çmenduri! + Electricity është kënga numër katër në Britani. Faleminderit për gjithmonë! Jam duke punuar fort për performancën që do ta kem në AMA” ishin fjalët e këngëtares shqiptare pranë postimit.
Verën e ka pasur të angazhuar me shumë koncerte dhe duhet kujtuar se në muajin gusht, konkredisht datën 10 ishte për të performuar në Kosovë, në vendlindje.