Kanosen rojet e sigurisë në KEK

E publikuar: 06/10/2018 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Mirash të Obiliqit është raportuar për një rast të kanosjes ndaj punëtorëve të KEK-ut, shkruan Lajmi.net.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se një person është arrestuar, pasi që i njëjti kishte kanosur viktimat meshkuj, të cilët ishin në vendin e punës si sigurim fizik tek zona e KEK-ut.

Nga i dyshuari si dëshmi janë konfiskuar një pistoletë e improvizuar (lodër) dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.