Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ndaj B.B, R.K dhe G.SH është ngritur aktakuzë për këtë vepër penale, ndërsa prej tyre B.B ka akuzë për lehtësim në kryerjen e terrorizmit.
Ndaj të pandehurës E.H, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për veprën penale“Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 144, paragrafi 1.
Ndërsa ndaj A.A dhe L.M është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale” Moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”.


















