E akuzuan për operacione plastike, reagon aktorja turke: Do t’iu padis

E publikuar: 04/10/2018 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emri i saj u përmend dje nga mediet turke për një opercacion plastik.
Për Demet Ozdemir u tha se ka formësuar nofullën, duke e zvogëluar atë, madje, u përmend edhe një emër doktori që kinse ka pranuar se ka bërë një operacion të tillë, shkruan lajmi.net

E kjo gjë ka bërë që aktorja e cila në trojet shqiptare së fundmi po njihet me rolin e Sanem te seria “Zogu i Hershëm” të reagojë ashpër. Ajo ka bërë një postim në Instastory ku ndër tjera tha se do nis proceset gjyqësore për ata që e kanë bërë këtë lajm të rremë.

“ Të gjitha lajmet në lidhje me operacionin e nofulles janë të rrejshme. Nuk po e njoh personin e quajtur Op. Dr. Alp Aslan. Kam filluar proceset ligjore për personat që po i keqinformojnë njerëzit me këto përmbajtje lajmesh jo etike. Demet Özdemir” janë fjalët e saj.

Demet nuk është se reagon shumë kur preket në të tilla pika, madje, nuk reagoi as së fundmi kur u tha se ajo i ka dhënë fund lidhjes me aktorin Seckin Ozdemir.