Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se qëndrimi i tij dhe partisë sa i përket çështjes së kufirit shtetëror është i qartë.
“Qëndrimi i PDK-së, ka qenë unanim: Nuk ka ndryshim kufijve, shkëmbim territoresh, nuk ka korrigjim të lehtë ose të rëndë. Ky është qëndrimi i organeve të PDK-së dhe imi si kryetar”, ka thënë Veseli, njofton Klan Kosova.
Për idenë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit, ka thënë se është qëndrim i tij si president i vendit.
“Thaçi ka qenë kryetar i PDK, Thaçi nuk është tash, jam unë. Presidenca është institucion i ndarë. Ai ka dalë me pozicionin e tij”.
“Ne nuk kemi nevojë të krijojmë precedent i cili mund të përdoret negativisht kudo në botë. Pas aktvendimit të GJND-së nuk kemi nevojë të hapim asgjë pas pavarësisë. Nuk është problemi i presidentit, por i klasës politike”.
Veseli ka thënë në Zona B se është duke u bërë garë mes pozicioneve dhe me këtë po manipulohet opinioni publik.
“Presidenti ka po do po i gjuan LDK-në dhe Vetëvendosjen. Një kockë ua çet, ata vrapojnë andej. Vetëvendosje dhe më shumë LDK që shkruan letra Merkelit për ta mbrojtur Kosovën dhe Vetëvendosje që do t’i mbrojë kufijtë e Kosovës pa flamur, para Skënderbeut. E mbron Skënderbeu në Prishtinë mjaftë”.