Zidane e telefonoi Mourinhon për t’i treguar rreth kontakteve me Unitedin? Portugezi qesh dhe ironizon me gazetarin që shkroi lajmin

E publikuar: 02/10/2018 05:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, qeshi pas raporteve se ai i ka folur me Zinedine Zidane rreth spekulimeve që francezi do ta zëvendësojë atë në Old Trafford.

Raportet e mediave në natën e së dielës pohuan se Zidane e kishte thirrur Mourinhon në telefon që t’ia bënte të qartë se Unitedi kishte qenë në kontakt në lidhje me disponueshmërinë e tij.

Zidane thuhej se i kishte thënë se ai nuk kishte asnjë komplot prapa shpinës për t’ia zënë vendin.

Mourinho është nën presion të madh në Old Trafford dhe një rezultat i keq kundër Valencias në natën e së martës vetëm se do të forcojë thirrjet që ai të shkarkohet.

Trajneri portugez u pyet sot (e hënë) në konferencë për shtyp për këto raporte të mediave, por nuk u duk shumë i shqetësuar.

Përveç kësaj, ‘Special One’ ia ktheu gazetarit se ai duhet ta pyet homologun e tij nga mediumi The Sun pasi sipas tij ai e kishte shkruar historinë.

“Pyete djalin pas teje, ai shkroi historinë. Pyete atë”, iu përgjigj Mourinho gazetarit rreth pyetjes.

“Ai e ka shkruar atë. Në vend që të më pyetni mu pse nuk i kërkoni atij përgjigjen”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/