Xhensila Myrtezaj në muajin korrik fitoi epitetin nënë për herë të parë.
Pas lindjes, këngëtarja i është përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës, të cilën ajo dhe Besi e pagëzuan Ajka, shkruan lajmi.net.
Edhe pse nuk është shumë aktive këtë periudhë me projekte të reja muzikore, këngëtarja po kujdeset maksimalisht në perfeksionimin e linjave perfekte.
Xhensila publikoi disa imazhe nga palestra, me të cilat tregon se po punon shumë me fizik, ndërsa ishte në top-formë.
Për ndryshe, projekti i fundit i saj është “Çika çika”, në duet me Ardian Bujupin.