Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen, ku në raportim ka qenë shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni, shkruan Lajmi.net.
Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për AKI, ka thënë se në detaje janë informuar për të gjitha zhvillimet në vend.
Sa i përket vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Ujman, ajo tha se nuk beson që ka shkelje ligjore.
“Besoj që nuk ka shkelje ligjore sa i përket pjesëmarrjes së drejtorit aty. Nuk kemi bë pyetje se nuk ka qenë shkelje”, tha Musliu.
Ndërsa sa i përket vrasjes që ka ndodhur kohë më parë në AKI, ajo ka thënë se tashmë po merret prokuroria.


















