Qytetarët fillojnë të mblidhen për protestën e Vetëvendosjes

E publikuar: 29/09/2018 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Protesta, e cila është e paralajmëruar të fillojë nga ora 14:00 ka filluar t’i mbledh njerëzit nga qytete të ndryshme të Kosovës, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Protesta u organizua nga Lëvizja Vetëvendosje me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, për ta kundërshtuar idenë e korigjimit të kufijve përgjatë dialogut Kosovë – Serbi, shkruan Lajmi.net.

Protestuesit marshin do ta fillojnë nga Biblioteka për të vazhduar drejt sheshit Nënë Tereza, dhe më pas te Qeveria e Kosovës.