Nisma Socialdemokrate ka inkurajuar shqiptarët e Maqedonisë që më 30 shtator të dalin në mënyre masive dhe të votojnë pro ndryshimit të emrit në mënyre që referendumi të jetë i suksesshëm.
Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate dërguar medieve e ka vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishëm mbajtjen e këtij referendumi.
Sipas partisë së Fatmir Limajt është në interesin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe qytetarëve tjerë të saj të votojnë pro ndryshimit të emrit.
Komunikata e plotë e Nismës dërguar medieve:
Nisma Socialdemokrate e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm mbajtjen e referendumit në Maqedoni për ndryshimin e emrit.
Nisma Socialdemokrate konsideron se është në interesin e bashkëkombësve tanë në Maqedoni dhe gjithë qytetarëve të saj që të votojnë pro marrëveshjes së arritur ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit.
Nisma Socialdemokrate vlerëson se të dielën nuk votohet vetëm për ndryshimin e emrit, por edhe për të ardhmen evropiane të shtetit tonë fqinjë, Maqedonisë!
Mbështetja në votë e qytetarëve për referendumin do të thotë votë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe rajonit në përgjithësi!
Nisma Socialdemokrate inkurajon shqiptarët e Maqedonisë që më 30 shtator të dalin mënyre masive dhe të votojnë pro ndryshimit të emrit në mënyre që referendumi të jetë i suksesshëm.


















