Arrestohet Shkumbin Demalijaj

E publikuar: 27/09/2018 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj tashmë ndodhet në prangat e Policisë së Kosovës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Ibrahim Berisha

“Deputeti Demalijaj është arrestuar”, tha shkurtë Berisha për Express.

Shkumbin Demalijaj është intervistuar sot për shkak të kërcënimeve që i ka bërë ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Ai po dyshohet për veprën penale “kanosje”.

Demaliaj më parë gjatë një interviste në televizionin publik ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ka hetuar listat e rrejshme të veteranëve, për të cilat akuzohet edhe Demaliaj.

Përveç kësaj, deputeti Blakajn e ka quajtur edhe bir kudre.