Ia komenton të pasmet, moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ ndaj fanses

E publikuar: 26/09/2018 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aulona Musta është njëra nga moderatoret më të ngacmuara në rrjete sociale.
Ndonëse shpesh ndanë imazhe me ndjekësit e saj, ajo po ashtu pranon edhe komente nga më të ndryshmet, shkruan lajmi net.

Musta ka disa vite që është e përkushtuar ndaj palestrës me ç’rast edhe gëzon forma trupore bombastike. Së fundmi ajo ka postuar një video në Instagram ku tregon rezultatin e suksesshëm nga palestra.

“Une e dua aktivitetin fizik dhe palestren, sepse me ka mesuar shume per veten…me ka mesuar te kem vullnet, te kem qendrueshmeri, te kem force fizike por mbi te gjitha mendore, si dhe te kujdesem e te dua veten! Me ka rritur vetvleresimin! Gezohem kur shoh rezultatet e punes se perditshme, disa vjecare. Mbi te gjitha cdo dite qe kalon une e dua pak me shume trupin tim. Dhe kjo eshte me e rendesishmja! Te ndihesh mire dhe duash trupin tend! Pak rendesi ka nese dikujt tjeter mund t’i duket i shemtuar, me muskuj, mashkullor, pa bel, pa gjoks, etj, etj, pak rendesi ka. E rendesishme eshte te ndihesh mire me veten tende! Ky eshte celsi i suksesit!
Nese ndihesh mire me trupin tend, qendro ashtu si je dhe mos ndrysho per askend! Ama nese nuk je e kenaqur dhe nuk ndihesh mire, atehere cohu dhe ndrysho, beje per veten tende!”, ka shkruar ajo.

Ndërsa është një fanse e saj teksa i thotë disa fjalë: “E rëndësishme është të tregosh b**** tënde këtu, atehere ndihesh mirë me veten po çfarë na hyn në punë këto që poston ti”. E më pas vjen edhe reagimi i prezantueses shqiptare.

Nuk është hera e parë kur Aulona pranon komente të tilla fyese.