Së fundmi bëri bujë të madhe dasma e moderatores, Elita Rudi dhe Gjiko.
Elita dhe reperi Gjiko të premten i dhanë fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi net.
Përpos se gëzon një jetë të lumtur, Gjiko është njëri ndër artistët më të suksesshëm shqiptar i cili vazhdon të jetë aktiv në projekte muzikore.
“Si Bugatti”, është kënga e fundit e tij në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Skerdin ku ka marrë mbi 20 milionë klikime, e që vallëzimi i Gjikos u bë viral në rrjete sociale.
Me videot e shpërndara në Instagram të fansave të tij, Gjiko feston 20 milionëshin e klikimeve në Youtube.
Gjiko këtë vit ka qenë mjaft “IN” dhe i angazhuar edhe në koncerte të ndryshme anembanë trojeve shqiptare.