Reperja nga Istogu, Rina Balaj bëri ‘boom’ këtë vit.
Ajo hyri fuqishëm në tregun muzikor shqiptar e cila tashmë nuk di të ndalur me projekte.
“Gigi” me Sin Boy, “Mami”, “Ashiqare” dhe “S’ka konkurencë”, janë disa nga projektet e saj të cilat u komentuan tejet shumë në media.
Dhe tani, përmes muzikës që bën ka arritur të fitojë një numër të madh të fansave për të cilët sjell befasi të shumta.
Me një foto të fundit në bikini ku shfaqet mjaft seksi, Rina paralajmëron se ka një surprizë për të gjithë ju.
“E kom ni surprizë”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
“Gigi” është projekti i fundit i Rinës i cili numëron afro 7 milionë klikime në kanalin Youtube dhe tani presim se çfarë do sjell.