​Në SHBA gjendet një gjarpër me dy koka (Video)

E publikuar: 25/09/2018 08:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Virxhinia është zbuluar një gjarpër me dy koka dhe shkencëtarët kanë gjetur se kafsha ka dy trake dhe dy ezofagë, por një zemër dhe mushkëri.

Gjarpri u gjet javën e kaluar nga një person në oborrin e shtëpisë, i cili i ftoi autoritetet për ta çuar atë në Qendrën e Kafshëve të egra. Ai pastaj u transferua në spital për t’u ekzaminuar.

Observatori i Charlotte thotë se biologët besojnë se të dy kokat e gjarprit mund të kafshojnë dhe të nxjerrin helm, raporton AP.

Ndryshe, gjarpërinjtë me dy koka janë jashtëzakonisht të rrallë, pasi nuk jetojnë gjatë. /kp/Telegrafi/