Vizitorët e ishullit grek rrezikojnë deri në 1,000 euro gjobë, nëse vjedhin gurët e plazheve (Foto)

E publikuar: 22/09/2018 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e Skiathos të Greqisë, po u kërkojnë turistëve t’i kthejnë gurët e lëmuar që i kanë marrë nëpër plazhet e ishullit, përndryshe mund të dënohen deri në 1,000 euro.

Në këtë formë, po përpiqet të shmanget ‘zhveshja’ e bregdetit, prej gurëve, që tani janë rralluar në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Me të parë se këto krijesa janë zhdukur në numër të konsiderueshëm, janë vënë ‘kutitë për kthim’ në aeroportin e ishullit, që të gjithë t’i kthejnë në mënyrë anonime.

Tani e tutje, të gjithë që u zënë gurë të vegjël plazhi dënohen me gjobën enorme, të paraparë me ligj. “Mund të bëni fotografi, jo edhe të merrni gurë” është slogani nëpër posterët dhe bilbordët e ngritur nëpër të gjitha plazhet.

Skiathos është bërë pikë e rëndësishme turistike për turizmin grek, prej kampanjës reklamuese që u zhvillua më 1970, ku shfaqeshin ujërat e kristalta që e rrethojnë. Në vitin 2008, ishulli pësoi një bum të madh turistik, pasi aty u filmua filmi ‘Mamma Mia! Here We Go Again’.

Tani që po vizitohet në masë të madhe, turistët po lënë shumë dëmtime dhe i ka ikur bukuria e paprekur që kishte dikur.  Bashkë me gurët që po zhduken në shifër alarmante, si pasojë e faktorit njeri. /Telegrafi/