Richard Hamshaw nga Yorkshire e Anglisë, ishte i vetmi i pranishëm që hyri në ujërat e vërshimeve të thella deri në bel, që të shpëtonte një shofere të moshuar, që kishte mbetur në veturën e saj.
Meqenëse dyert nuk hapeshin, 32-vjeçari ia theu një xham dhe e ndihmoi të dilte jashtë, për ta shoqëruar deri në një hapësirë më të sigurt, transmeton Telegrafi.
“Kurrë nuk do të priste, apo të mendonte dy herë, kur është fjala për të ndihmuar dikë”, ka thënë vjehrra e Hamshaw, pasi që ai turpërohej të fliste për vetën.
Ngjarja në shikim të parë duket mjaft e lehtë, por askush nuk i kishte dalë në ndihmë viktimës, nga frika prej kabllove të energjisë elektrike që ndodheshin në ujë, si dhe shumë kanalizimeve të hapura. /Telegrafi/