Bebe Rexha si shqiponjë në rrugët e Parisit

E publikuar: 21/09/2018 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bebe Rexha shfaqet shumë elegante në rrugët e Parisit.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka udhëtuar për në Paris me ekipin dhe vëllain e saj.

Ndërsa ajo është shprehur shumë e lumtur dhe e emocionuar që po udhëton për në kryeqytetin e bukur të Francës, ajo merr menjëherë vëmendjen e fansave me veshjen e saj, shkruan Gazeta Express.

Bebe shfaqet në rrugët e Parisit me një veshje të zezë që i shfaq për mrekulli trupin, ndërsa ajo që vërehet është se Bebe ngjason në shqiponjën që është në flamurin kombëtar shqiptar.