Adam Strawson është eksperti që u ftua në një shtëpi në Brighton të Anglisë, ku pronarët zbuluar se tavani i ishte mbushur me bletë.
Prej aty, ai largojë me aparatet speciale më se 40 mijë bletë, që kishin grumbulluar mjaftë dhe dyll në peshë të 55 kilogramëve, transmeton Telegrafi.
Besohet se kolonia kishte nisur të krijohej gjatë vitit të kaluar, ndërsa u zbulua që tani, kur prej aty u largua një student që po banonte me qira.
“Zakonisht kam të bëjë me koloni, që nuk zënë më shumë se 30 centimetra katrorë. Mbeta i habitur me sasinë enorme të këtij grupi, që për t’i hequr mu deshën tetë orë”, ka thënë Strawson.
Mësohet se bletët e larguara, janë dërguar në koshere të përkohshme ku kanë ushqimin e duhur për të mbijetuar. /Telegrafi/