Dhurata e pazakontë e Kim Jong-un për shtetin fqinj, i dërgoi në Seul dy tonë të kërpudhave të rralla (Foto)

E publikuar: 20/09/2018 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka dhuruar presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dy tonë të kërpudhave të rralla të llojit macutake, ka njoftuar zyrtari për informim i administratës së liderit jugkorean.

“Derisa presidenti dhe gruaja e tij kanë shkuar për vizitë në Korenë e Veriut, kemi pranuar një dhuratë nga Kim Jong-un. Dy tonë kërpudha macutake kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Seulit”, ka shtuar zyrtari për informim, transmeton Telegrafi.

Moon Jae është zotuar se këto kërpudha do t’ua shpërndajë anëtarëve të familjeve të ndara, që nuk kanë mundur të takohen me të afërmit e tyre në Korenë e Veriut.

Moon Jae sot ka përfunduar vizitën e tij në Korenë e Veriut, që konsiderohet si një takim shumë i rëndësishëm mes dy Koreve. /Telegrafi/