Drejtori ekzekutiv i “SpaceX”, Elon Musk, ka prezantuar turistin e parë që ka në plan të fluturojë rreth hënës në një udhëtim prej 380 mijë kilometrash në Big Wallcon Rocket (BFR).
Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për miliarderin japonez, themeluesin e gjigantit online të modës Zozo dhe kolektorin e artit, Yusaku Maezawa.
Në një ngjarje SpaceX të hënën në Los Anxhelos, Musk nuk sqaroi se sa do të paguante Maezawa për udhëtimin.
Por vlera neto e Maezawa vlerësohet rreth tre miliardë dollarë nga Forbes dhe Musk tha se depozita e manjatit të modës për udhëtimin ishte “signifikante”.
Kështu mediat supozojnë se ajo mund të arrijë në dhjetëra apo qindra miliona dollarë. /Telegrafi/