Arkeologët egjiptianë, e kanë gjetur një statujë që ka trupin e luanit dhe fytyrën e njërit, në Aswan të Egjiptit.
Ministria e Antikiteteve ka bërë të ditur se sfinksi i punuar nga guri ranor, është gjetur në tempullin Kom Ombo, gjatë punimeve për ta mbrojtur themelin prej ujërave nëntokësore, transmeton Telegrafi.
Sekretari gjeneral i Këshillit Suprem të Antikës, Mostafa Waziri ka bërë të ditur se statuja sipas të gjitha gjasave, i përket epokës së Ptolemeut. Dinastia e Ptolemeut e ka udhëhequr Egjiptin për 300 vjet – prej vitit 320 deri më 30 Para Erës Sonë.
Kjo gjetje e rëndësishme, vjen vetëm disa ditë pasi egjiptologët e gjetën një vendbanim në deltën e e lumit Nil, që supozohet të jetë më e vjetër se epoka e faraonëve.
Qeveria egjiptiane po bën investime të mëdha, në kërkime dhe zbulime të reja, në mënyrë që të shtohen vizitat e turistëve, pas goditjeve politike që ndodhën më 2011. /Telegrafi/