Një baba dhe vajza e tij kanë bërë të njëjtën udhëtim 600 kilometra, çdo vit për 50 vjet, për pushime në të njëjtin hotel – në të cilin së pari shkuan në vitin 1968.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Bill Platts i cili ka qëndruar në të njëjtën dhomë për 660 netë dhe ka parë pesë menaxherë të ndryshëm, por gjithmonë duke shijuar vaktin e së dielës me mish dhe sallatë të ftohtë.
Gjyshi i tre fëmijëve së pari kishte dërguar familjen e tij në ishullin e Jersey, 51 vjet më parë, duke u dashuruar me pamjen dhe duke vendosur të shkonte çdo vit.
Kur 83-vjeçari, gruaja e tij dhe vajza e tij Ruth u kthyen në ishull, ata qëndruan në hotelin Biarritz në St Brelade.
Që atëherë Platts e ka çuar familjen e tij në dhomën 44 në hotel çdo vit, madje ai atje është bërë edhe si “pjesë e stafit” duke organizuar shpesh edhe aktivitete jozyrtare.
Inxhinieri i pensionuar, nga Barnsley, South Yorkshire, thotë se vajza dhe nipërit e tij kishin udhëtuar nëpër botë, por destinacioni i tyre i preferuar i pushimeve është ende Jersey.
“Vajza ime, Ruth, ishte vetëm një vjeç kur shkuam së pari si familje”, tha ai.
“Që atëherë kemi shkuar çdo vit pa pushim dhe kemi qëndruar 50 vjet vetëm në të njëjtin hotel”. /Telegrafi/