Morena Taraku është emër që pothuasje çdo ditë e hasim në mediet rozë.
Këngëtarja njihet për jetën luksoze që bën, e të cilën nuk ngurron ta ekspozojë në rrjete sociale.
Madje, në shumë raste ajo është kritikuar për ekspozimin e tepërt të luksit, por duket se nuk i bën fare për kritika.
Së fundi, ajo ka postuar një foto në Instagram, në të cilën si çdo herë është e veshur nga brendet më të njohura në botë.
“Zonjusha Gucci”, ka shkruar ajo mbi fotografinë e shkrepur para pasqyrës.