Linja e saj kozmetike “Fenty Beauty” arriti 100 milionë dollarë në 40 ditët e para.
Rihanna festoi ditëlindjen e parë të markës së saj, të premtën në “JC Penny” të Sephora në Brooklyn, Nju Jork, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
30 vjeçarja u sigurua që të gjithë t’i drejtonin sytë tek ajo, derisa ishte veshur në një fustan rozë të ndezur, në të cilin zbulonte këmbët seksi.
Pamja e Ririt ishte suprizë e plotë, por befasoi të gjithë kur u shfaq e tillë në event.
I gjithë trupi i këngëtares po shkëlqente, si tek krahët ashtu edhe tek gjoksi, pasi ishte lyer plot shkëlqim.
Flokët i kishte lënë të lëshuara mbi shpatulla, ndërsa si çdo herë dukej për mrekulli.