Adelina Tahiri është goxha e komentuar në shtypin rozë.
Ditë më parë, këngëtarja solli në jetë fëmijën e parë, të cilin e pagëzoi me emrin Jon.
Ajo kujdeset që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së medieve, por së fundi ajo postoi një foto me bashkëshortin, Serjozha Markov dhe mikun e tyre.
“Gjitha të mirat! Urime ditëlindjen”, shkroi ajo sipër fotos, duke mos e bërë të ditur se kë po e uronte.
Për ndryshe, edhe pse nuk është aktive tash e një kohë në muzikë, Adelina përmes imazheve në rrjete sociale i mban fansat e informuar për të rejat rreth saj.