Një burrë që humbi portofolin e tij, ndërsa po bënte pazar me gruan e tij në IKEA, ka mbetur i habitur kur mori një letër të pazakontë, pas disa ditësh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Gerry McDermott, 63 vjeç, ishte i mërzitur kur kuptoi se kishte humbur portofolin e tij, që përmbante 80 euro dhe të gjitha kartat e tij bankare, diku afër dyqanit në Warrington – Angli.
Pronari i një biznesi të vogël e kishte kërkuar portofolin thuajse gjithçka ku mendonte se mund ta gjente, gjithashtu duke u kthyer në Warrington të nesërmen – por nuk e kishte gjetur askund.
Por dy ditë më vonë, Gerry mori një letër të pazakontë nga dikush që pretendonte se e kishte gjetur portofolin e tij dhe donte ta kthente atë.
Gerry tha se fillimisht mendonte se letra ishte shkruar nga një fëmijë sepse shkrimi i dorës ishte i vështirë për t’u interpretuar.
Letra mbante një adresë në Croxeth ku Gerry mund të shkonte për të marrë portofolin e humbur – por kur arriti atje, ishte i befasuar kur kuptoi se bëhej fjalë për një familje të re që kishte ardhur aty javën e shkuar.
Familja, e cila nuk donte të emërohej, mbërriti në Liverpool javën e shkuar nga Suedia, ku ata kishin jetuar që kur emigruan nga Kurdistani në vitin 2003.
Gerry tha: “Ata janë padyshim një familje me të vërtetë e këndshme. Njerëzit kanë paragjykime për imigrantët dhe unë dua ta rregulloj balancën lidhur me këtë”.
Megjithëse familja nuk do të merrte ndonjë gjë nga Gerry, si një falënderim për gjestin e tyre të mirë, ai menjëherë u kthye për të blerë një dhuratë për t’i ndihmuar ata në shtëpinë e tyre të re. /Telegrafi/