Ekspertët nuk prisnin që viçi që erdhi në jetë me dy fytyra, tre sy dhe dy hunda, të jetonte më shumë se një javë.
Por, gjedhi vogël që jeton në një fermë në Tamil Nadu të Indisë, është ende gjallë dhe shëndosh, transmeton Telegrafi.
Deformimi që ka në fytyrë nuk i shkakton probleme aq të mëdha, megjithëse ushqehet me qumësht nga mirëmbajtësit.
“Prej se erdh në jetë më dhjetë gusht, ferma më mbushet me vizitorë dhe veterinerë, që duan ta shohin nga afër”, ka thënë pronari i fermës. Atij i kanë thënë se viçi do t’i ngordhte së shpejti, por kjo nuk duket se do të ndodhë.
Në të njëjtën kohë, shërbyesit e fermës po e ushqejnë me shishe nga pesë e herë në ditë, pasi ka trup të shëndoshë dhe është mjaft i shkathtë. /Telegrafi/