Vëllezërit Xhaka e ndiejnë mungesën e një motre

E publikuar: 13/09/2018 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që të dy na bënë shumë krenarë në çdo ndeshje, me mbështetjen që kanë për atdheun dhe popullin e tyre, shkruan Kosovarja.

Dyshja në fjalë përmes shumë postimeve e kanë dëshmuar se kanë një jetë të lumtur dhe të rehatshme, por pas shumë sfidave që ishin përballë tyre në fillimet e karrierës.

Pavarësisht se jetojnë larg atdheut, kënga shqip gjithmonë dëgjohet tek ta, e kësaj here ishte pikërisht projekti më i ri i Medës dhe Vjollca Haxhiut, i cili dyshen kishte prekur thellë në shpirt.

Kjo për faktin se kënga flet për raportin e lidhur ngushtë të vëllait me motrën, ndërkaq dyshja në fjalë me që nuk kanë motër, sigurisht se iu mungon shumë.