Tani shqiponja është kthyer në trend!
Shenja e shqiponjës me duar është bërë e njohur tashmë si simbol i shqiptarëve dhe këtë me sa duket e dinë edhe të huajt. Shumë personazhe të njohur kanë bërë këtë veprim dhe në shqiptarët sigurisht që jemi gëzuar.
Jemi mësuar që shumë futbollistë shqiptare ti festojnë golat e tyre me simbolin e shqiponjës. Rasti më i bujshëm ishte kur dy shqiptarët që luajnë me Zvicrën, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i festun golat e tyre ndaj Serbisë duke kryqëzuar duart në formë shqiponje dhe mediat serbe u tërbuan nga ky veprim. Por e njëjta gjë ka ndodhur sërish edhe pas festimit që Sergio Ramos bëri mbrëmjen e kaluar në ndeshjen kundër Kroacisë.
Dhe pas kësaj, ka reaguar mediumi serb, i cili shkruan se Ramos festoi në të njëjtën mënyrë me të cilën Xhaka dhe Shaqiri provokoi futbollistët serb në Kupën e Botës në Rusi.
Dhe festimi i Ramos shkaktoi debat të gjerë, madje edhe te tifozët e Kroacisë në rrjetet sociale.
Tutje, Kurir shkruan se festa me shqiponjë nënkupton simbolin kombëtar shqiptar – konkretisht, ”Shqipërinë e Madhe”. Dhe normalisht ky koncept nuk është pritur aspak mirë nga tifozët dhe mediat serbe.