Nga zyrat e BDI-së, Thaçi ka bërë thirrje që qytetarët e Maqedonisë të dalin ne referendumin e 30 shtatorit për t’i dhënë mbështetje marrëveshjes së bërë me Greqinë, njofton Klan Kosova.
Thaçi pas takimit me Ahmetin ka ripërsëritur atë që i tha Zaev, se askush prej fqinjëve nuk do të cenohet nga marrëveshja e Kosovës me Serbinë.
“Kosova mbështet të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë dhe integritetin territorial. Kam besim të plotë se fryma evropiane dhe mesazhet që ju kryetar Ahmeti keni dërguar janë më se të qarta se po tregohet përgjegjësi qytetare për pjesëmarrje në referendum”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.
“Ju jeni në fazën finale kurse ne në fillestare, por që edhe në Kosovë kur do të mbahet referendum për hyrje n NATO do të ketë votim me mbi 95%”.
“Për marrëveshjen me Serbinë ju siguroj se ajo në asnjë rrethanë nuk do ta cenojë asnjë vend fqinjë. Fqinjët tanë do të ndjehen komod. Nuk do të bëjmë marrëveshje që dikush të shqetësohet”.



















