Sa ngjason fjalimi i Vuçiqit me atë të Millosheviqit?

E publikuar: 11/09/2018 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmendjen e Millosheviqit nga Aleksandër Vuçiq në fjalimin që e mbajti të dielën në Mitrovicë, për një profesor universitar dhe një ish-deputet të viteve ’90’ta, tregon se politika serbe e sotme nuk dallon shumë me atë të para 20 vjetësh.

Derisa, për pjesën tjetër të adresimit të presidentit serb, ata kanë qëndrime të ndryshme.

“Millosheviqi ishte lider i madh. Qëllimet i kishte më të mirat por rezultatet i patëm të këqija’, tha Vuçiq në Kosovë.

Pavarësisht këtyre lëvdatave Aleksandar Vuçiq në Mitrovicë tha se fjalimi i tij nuk mund të krahasohet assesi me ato të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në Fushë Kosovë e Gazimestan.

Me këtë po pajtohet edhe profesori universitar nga Kosova Milazim Krasniqi.

Megjithatë me këtë nuk pajtohet ish-delegati i Kuvendit të Kosovës në vitet e 90’ta Nazmi Kelmendi.