Hoti: Diskursi politik i Thaçit në takimet me Vuciq, shqetësues

E publikuar: 10/09/2018 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti shprehu shqetësim lidhur me diskursin politik të presidentit Hashim Thaçi.
Thotë se veçanërisht shqetësuese është gjuha e tij e përdorur në takimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, transmeton Express.

Hoti kujton Thaçin kur ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të dialogojë pa një palë të tretë.

“Kosova nuk ka biseduar kurrë pa BE’në”, tha Hoti.

“Nuk është politikë e mençur’, shton ai.