Minatorët në Australinë Perëndimore thonë se kanë zbuluar dy shkëmbinj të mëdhenj me ar, që vlerësohen në miliona dollarë.
“Guri më i madh, me peshë 95 kg, përmban 68 kg ar”, tha kompania minerare kanadeze “RNC Minerals”.
Kompania shtoi se arin me vlerë rreth 15 milionë dollarë e nxori javën e kaluar, përcjell tch.
Një inxhinier i minierave i përshkroi gjetjet si “jashtëzakonisht të rralla”.
Shkëmbi i dytë është me peshë 63 kg dhe me rreth 45 kg ar.
Minatorët në Australi nxjerrin zakonisht 2 gramë ar për 1 ton gur.