Rita Ora po numëron sukseset në arenën ndërkombëtare.
Këngëtarja është shumë aktive me projekte të reja muzikore, të cilat po priten mirë nga fansat e saj në mbarë botën, shkruan lajmi.net.
Krahas arritjeve në muzikë, Rita është edhe fytyrë e markave të njohura në botë, nga të cilat padyshim që ka përfitime të mëdha.
Së fundi, ajo ka nënshkruar me “Onygo”, brend i atleteve për femra, kampanjë të cilën e bëri të ditur edhe me fotografinë e fundit.
E veshur me një fustan të shkurtër, ulur në divan dhe me një palë atlete, Rita dukej tejet atraktive në kampanjën e kësaj marke.