Ka pak javë që Tuna ka publikuar projektin e ri, me të cilin u rikthye në skenë pas një pauze të gjatë.
Bëhet fjalë për këngën “Chonga”, e cila u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares.
Por, ajo nuk është ndalur me kaq dhe menjëherë ka filluar përgatitjet për këngën e re, të cilës do t’ia bashkëngjes videoklipin.
Para pak ditësh, atjo ka paralajmëruar një duet me Seven Saraçin, por asnjëri nuk kanë preferuar të japin detaje.
Megjithatë, në disa imazhe që këngëtarja i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo vjen me një ‘look’ krejt ndryshe, e që supozohet të jenë pjesë e klipit të ri me Sevenin.