Një motoçiklisti që iu sos durimi duke pritur, ka shkatërruar semaforin në mes të rrugës. Ngjarja ndodhi në Kinën qendrore.
36-vjeçari, i identifikuar me emrin Xin, ndjeu se po priste shumë ndërsa semafori ishte me të kuqe dhe vendosi që ta merrte situatën vetë në duar.
Ai u filmua duke shkuar tek semafori dhe më pas e shkul në mënyrë të dhunshme.
Motoristi kishte pritur në semafor rreth dy minuta para se ti sosej durimi.
Ai i tha policisë se para incidentit ishte i përfshirë në një debat me një mik dhe ishte në gjendje të keqe shpirtërore. /oranews/