Shkuan për të peshkuar me magnet, familja angleze u habit kur nga uji nxori valixhen me plotë armë (Video)

E publikuar: 07/09/2018 05:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në det, lumë dhe liqen fshihen qindra thesare, dhe duke e marrë parasysh këtë fakt një familje nga Stone-on-Trent në veriperëndim të Anglisë, kishin shkuar për të peshkuar me magnet.

Të kapluar nga kureshtja për të ditur se çfarë gjendet në thellësinë e lumit Irvel, ata vendosën të peshkojnë me magnet, transmeton Telegrafi.

Kur flasim për peshkim, nuk bëhet fjalë për peshkim klasik, por për një metodë interesante ku magneti hidhet në lum dhe tërheq objekte të ndryshme të metalta nga uji.

Douglas Simcock nuk kishte peshkuar me magnet për më shumë se dy muaj, kurse disa ditë më parë së bashku me gruan dhe dy djemtë shkuan në qytetin Salford nëpër të cilin kalon lumi Irvel.

Aty përdorën magnetin që arrin të tërheq objekte të metalta që peshojnë deri në 300 kilogramë, dhe kur e panë se çfarë ishte kapur në magnet mbetën të habitur.

Ata nxorën nga lumi një valixhe të madhe me ngjyrë të zezë, brenda të cilës kishte armë të ndryshme zjarri. /Telegrafi/