Ekzekutohet 43 vjeçari shqiptar, policia e fsheh ngjarjen për disa orë

E publikuar: 06/09/2018 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 43 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Rabije të Memaliajt e nga të dhënat e para mësohet se ai ka patur plagë plumbash në gjoks dhe kokë.
Alket Muhaj quhet personi i vrarë me armë zjarri. Viktima është gjetur në tokën e tij bujqësore. Të parët që e kanë parë trupin kanë qenë familjarët, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. Policia ka ardhur por ka vendosur që ta fshehë ngjarjen, për mëse 10 ore.

Dyshimet e para mbi arsyen e vrasjes kanë të bëjnë me faktin se para disa ditësh 43 vjeçari ka informuar autoritetet për disa parcela hashashi në zonë. Policia i ka asgjësuar parcelat në fjalë dhe pikërisht ky mendohet të jetë shkaku i vrasjes së 42 vjeçarit me breshëri automatiku.

Njoftimi i policise:

Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.

Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./Gazeta Express