Dënim prej 500 eurosh, për ata që hanë nëpër rrugët e Firences (Foto)

E publikuar: 06/09/2018 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turistët që hanë ushqim nëpër rrugët kryesore të Firences së Italisë, mund të dënohet me gjobë prej 500 eurosh.

Ligji i ri që ka hyrë në fuqi këtë javë, ndalonin ngrënien nëpër katër rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit historik, transmeton Telegrafi.

Bizneset lokale që shesin ushqim, janë të detyruar të vënë tabelat me shenja, që u tregojnë të huajve se nuk mund të hanë përjashta.

Një prej zonave ku ndalohet ngrënia

“Respektoni banorët, tregtarët dhe punonjësit në këtë rrugë”, shkruan nën ilustrimin ku tregohen se aty ndalohet ngrënia.

Firenca është e njohur për kuzhinën e përkryer, teksa agjencia TripAdvisor e ka zgjedhur si qytetin ku shiten sandviçët më të mirë.

Mirëpo, bizneset lokale janë lodhur prej të huajve që hanin kudo, linin mbeturina të shumta dhe i zënin hapësirat kryesore, derisa ngopeshin.

“Kjo nuk është masë ndëshkuese, por parandaluese. Të huajt do të ndjehen si në shtëpi dhe të mirëseardhur, po që se sillen si duhet”, ka thënë kryetari Dario Nardella.

Ai është i njohur për masa kontroverse, pasi gjatë vitit të kaluar krijoi ligjin që u ndalon turistëve të hynë nëpër kisha dhe objekte tjera të lashta, derisa kanë ushqime, apo ëmbëlsira, apo edhe sheqerka. /Telegrafi/