Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në seancën e ftuar nga opozita vetëm në momentin që ata i kanë të gjithë deputetët e tyre në sallë.
“NISMA merr pjesë në seancë kur opozita t’i ketë të gjithë numrat e vetë”, ka thënë Sherifi në një prononcim për Gazetën Express.
Ai thotë se gjenden në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe se po presin që të gjithë deputetët e opozitës të mblidhen.
“Le të mblidhet të gjithë deputetët, ne jemi këtu duke i përcjellë në monitorin e Kuvendit. Nga momenti kur e vërtetojmë që i kanë numrat dhe iu duhen votat e NISMA-s do të hyjmë në Kuvend”, ka shtuar Sherifi.
“Kur ata ti kenë 58 , të gjithë deri në një du me iau pa aty”, ka thënë deputeti i NISMA-s për Gazetën Express.
Ai ka thënë se as opozita dhe as pozita nuk mund të rrahin gjoks për çështjet e mëdha, sepse asnjëra nuk e kanë shumicën në Kuvend, dhe sipas tij duhet gjetur një gjuhë e përbashkët.
Kujtojmë se Teuta Rugova nuk i bashkohet opozitës në seancë./GazetaExpres/

















