Jetesa në periferitë e varfra japoneze (Foto)

E publikuar: 06/09/2018 06:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sa herë që na bie në mend Japonia, na kujtohet teknologjia e avancuar, kultura e lartë, filmat e animuar për të rritur dhe ushqimi i veçantë.

Japonia – ekonomia e tretë në botë – asnjëherë nuk mendohet si e varfër, aq më pak të ketë periferi të mëdha të pazhvilluara, apo thënë më mirë të prapambetura, transmeton Telegrafi.

Por, varfëria godet të gjitha shtetet në një mënyrë apo tjetrën dhe David Tesinky, ka shkuar në Airin-chiku, Osaka – më parë e njohur si Kamagasaki – për të treguar realitetin ndryshe.

Për dallim prej Tokios me shumë drita, banorët në këto zona, janë parë teksa kalojnë kohën nëpër lagjet e tyre të pazhvilluara.

“Njerëzit as që e kanë idenë, se një grup i tillë njerëzish mund të jetojë në afërsi të Osakas, qendrës së madhe industriale të mbushur me qendra tregtare”, ka thënë fotografi Tesinky.

Varfëria është e dukshme në mesin e nëntë milionë banorëve të kësaj zone, shumica prej të cilëve jetojnë në mjerim dhe pa asnjë përkujdesje.

Fotografin 28-vjeçar nga Çekia, e kishin paralajmëruar që të mos shkonte në këto zona, sepse jeta tij mund të ishte në rrezik – ai vendosi të mos e dëgjonte askënd dhe është shpërblyer duke u shoqëruar me njerëz shumë të shoqërueshëm dhe shpirtmirë.

“Shumica e japonezëve as që e dinë se ekzistojnë këto lagje të varfra, aq më pak të shkojnë për t’i vizituar”, ka thënë ai.

Eksperiencën në këto lagje ai e ka përshkruar si të kënaqshme, pasi e kanë mirëpritur si të tyrin, duke e shërbyer me ushqim dhe pije, ndërsa kanë biseduar për gjëra shumë pozitive.

Sipas tij, në shikim të parë duken vetëm si njerëz që pinë alkool dhe tymosin, por kalimi i kohës me ta, e ka lënë të kuptohet se janë të njerëzishëm dhe shumë më të qetë se japonezët urban. /Telegrafi/