Preciziteti është çelësi i suksesit kur është në pyetje fikja e zjarrit e në veçanti në zona malore, ku qindra mijëra hektarë kaplohen nga zjarri që vështirë se mund të lokalizohet.
Videoja e publikuar shfaq një helikopter duke fluturuar mbi malet e British Columbia të Kanadasë që janë përfshirë nga zjarri, ku piloti që ishte brenda në kabinë tregohet shumë preciz në hedhjen e ujit për ta fikur zjarrin, transmeton Telegrafi.
Shumë persona e kanë krahasuar pilotin e helikopterit për fikjen e zjarrit me një snajperist – e gjithë kjo për shkak të precizitetit. Ai pa ndonjë problem arrin ta fikë zjarrin për pak sekonda.
Bëhet fjalë për helikopterin Ericson S-64 Skycrane që përdoret për transportimin e peshave të rënda, e në veçanti për sasinë e madhe të ujit për fikjen e zjarreve. /Telegrafi/