Fluturoi me sukses dronin që e kompletoi vet, me të cilin pretendon ta shmangë trafikun e dendur (Video)

E publikuar: 03/09/2018 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kyxz Mendoza nga Quexon Cityr i Filipineve, pretendon që njëherë e përgjithmonë ta shmangë trafikun e dendur – me dronin që e kompletoi vet. Pas gjashtë vitesh angazhim, në makinën fluturuese të ëndrrave.

Bashkë me ekipin ndihmës, ai kreu fluturimin e parë të suksesshëm, duke u ngritur deri në tetë metra mbi tokë, transmeton Telegrafi.

‘Ultralight Aircraft’ është emërtimi që iu dha fluturakes, që planifikohet të futet në prodhim, por në versionin me dy ulëse.

“Shkaku i kushteve të rënda atmosferike, e kemi shtyrë testimin për dy muaj, për çfarë u kërkojmë falje ndjekësve tanë. Para gjashtë vitesh ishte vetëm ëndërr, sot ja ku është. Shpresoj që të gjithë më japin reagime pozitive, për këtë fluturake”, ka thënë Mendoza.

Me strukturë metalike nga fibrat e karbonit, ka formë të njëjtë me dronin, vetëm se është më e madhe. Bateritë i mbushen për dy orë e gjysmë, ndërsa mund të fluturojë deri në 20 minuta.

“Fillimisht, ishte diçka si hoverboard, ku qëndroja në këmbë dhe komandoja me duar. Tani mund të futem i tëri dhe të fluturoj si me dron gjigant” ka shtuar Mendoza.

Me anë të kësaj fluturakeje, ai pretendon të shmangë tollovinë e trafikut të dendur që ndodhet nëpër rrugët dhe autostradat filipinase. /Telegrafi/