Shpella që dikur shërbente si strehimore në rast të ndonjë sulmi bërthamor, më vonë ishte shndërruar në një klub natë dhe rezidencë private e hotel, por ajo tani është nxjerr në shitje.
Beckham Creek Cave Lodge njihet si shpella më luksoze në botë. Kjo shpellë më parë kishte shërbyer si strehimore në rast të ndonjë sulmi bërthamor, kurse më vonë është shndërruar në klub nate dhe në rezidencë private, kurse pronari i ri kishte vendosur ta shndërron në hotel që priste dhjetëra pushues në ditë, transmeton Telegrafi.
Kjo shpellë gjendet në Arkansas të SHBA-ve, kurse tani është nxjerrë në shitje për 2.5 milionë euro. Revista Forbs e kishte shpallur si njërin nga hotelet më të mira nëntokësore në botë.
Qëndrimi për një natë në të ka kushtuar 1,500 euro, kurse në të mund të akomodoheshin dhjetëra pushues. Sidoqoftë, tani ajo çfarë po u intereson të gjithëve është, se në çfarë do të shndërrohet tani kjo shpellë kur pritet të bëhet me pronar të ri. /Telegrafi/