Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në axhendën e numrit një të futbollit botëror ishte programuar edhe një takim me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Sipas mediave amerikane, ky takim është zhvilluar në prag të Kupës së Botës 2026, të caktuar për tu organizuar në tri shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Pas shkëmbimit të dhuratave me Trump, i cili mori fanellën me emrin e tij me numër 26, Infantino i sugjeroi presidentit amerikan të përdorte kartonët e verdhë dhe ata të kuq gjatë konferencave për shtyp.
Trump nuk ka humbur kohë: i kuq për të gjithë gazetarët e pranishëm!