Boliviania 118-vjeçare besohet të jetë gruaja më e vjetër në botë (Foto)

E publikuar: 29/08/2018 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Julia Flores Colque nga Bolivia, besohet të jetë gruaja më e vjetër në botë, e vjetër 118-vjet.

Ende këndon në gjuhën e saj Chuechua dhe i bie kitarës së Andeve, teksa kalon kohën e lirë në shtëpinë që ndodhet në pjesën rurale të Sacaba, transmeton Telegrafi.

Në jetën e saj të gjatë, ajo i ka përjetuar dy luftëra botërore, revolucionet dhe transformimet e fshatit të saj me 3,000 banorë, në qendër urbane me afro 175 mijë banorë, brenda pesë dekadave.

Letërnjoftimi saj, tregon se Colque ka lindur më 26 tetor 1900, në një zonë malore, që ishte vendbanim i minatorëve dhe familjeve të tyre.

Me 117 vjet e dhjetë muaj, ajo është gruaja më e vjetër në Ande, ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe më e vjetra në botë.

Por, zyrtarë nga Libri i Rekordeve të Ginisit, nuk kanë marrë ende ndonjë aplikacion prej saj, për të nisur studimet zyrtare. Në anën tjetër, ajo as që brengoset nëse do ta mbajë këtë rekord, madje as që ka dëgjuar për diçka të tillë.

“Sikur të më tregonit që do vinit, do të përgatitesha më mirë. Do i kujtoja ato këngë të vjetra”, ka thënë Colque, para gazetarëve që e vizituan.

Plotë jetë dhe energji, gruaja ‘shekullore’ që jeton me stërmbesën 65-vjeçare në një shtëpi me dysheme dheu, ku e kalon kohën duke luajtur me qen, mace dhe pula. I pëlqejnë tortat, që i ha me kënaqësi, për t’ia marrë këngës folklorike në gjuhën amtare.

Si fëmijë, ajo kishte ruajtur bagëtinë, ndërsa kur është shpërngulur në luginë si adoleshente ka shitur pemë dhe perime. Asnjëherë nuk është martuar dhe nuk ka pasur fëmijë.

Në fillim të këtij viti, ka vdekur një japoneze që ishte 117-vjeçare, duke lënë kështu mundësinë që Colque të merr këtë titull.

Megjithatë, në Bolivi nuk ka pasur certifikata të lindjes deri më 1940, duke e bërë procesin e njohjes së viteve shumë më të vështirë. Në anën tjetër, kisha katolike e zonës, posedon dokumentin që tregon për datën kur ajo është pagëzuar.

Qeveria boliviane, e ka njohur letërnjoftimin e saj dhe konfirmon se gjithçka është në rregull. /Telegrafi/