Apostolova nesër takon kryetarët e shtatë komunave të rajonit të Gjilanit

E publikuar: 29/08/2018 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizita e Apostolovës është pjesë e kontakteve të rregullta me publikun.
Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova nesër do të vizitojë Gjilanin për t’u takuar me kryetarët e komunave të Gjilanit, Ranillugut, Parteshit-Pasjanit, Kllokotit-Vërbovcit, Kamenicës dhe Vitisë.

Vizita është pjesë e kontakteve të rregullta me publikun të ambasadores Apostolova anembanë Kosovës dhe mundësi për të mësuar më shumë për gjendjen në regjion, për të ofruar mbështetje për iniciativat e bashkëpunimit lokal, në veçanti ato që promovojnë tolerancën multietnike, si dhe për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të përbashkët.

Deri tani, BE-ja ka investuar 40 milionë euro në zhvillimin e këtyre shtatë komunave.