Është gjetur trupi i alpinistes së zhdukur para 31 vitesh, bashkë me pesë anëtarë tjerë të grupit, në një prej majave më të larta në Evropë.
Njësiti i shpëtimit, e ka kthyer trupin e Elena Basykinas që ishte bërë si ‘kukull dylli’, prej Malit Ebrus që ndodhet në pjesën jugore të Rusisë, transmeton Telegrafi.
Të afërmit e saj, kanë menduar se ajo është rrëmbyer dhe u mbajt si skllave, në këtë regjion të rrezikshëm të Kaukazit – ndërsa iu vije mirë, që më në fund mund t’i bëjnë një varrim dinjitoz.
Trupi i saj që ishte ‘mumifikuar’ në akullin që ndodhet në lartësi prej 5.6 mijë metrave, u gjet pa dashje nga një grup turistësh, të cilët njoftuan agjencitë emergjente.
“Kur u zhduk ishte 36-vjeçare, e bukur dhe e dashuruar në male. Frikësoheshim se po mbahet padrejtësisht nga dikush”, ka thënë kushërira e saj Evgeny.
Pranë trupit të saj është gjetur pasaporta, si dhe bileta e rezortit ku kishte qëndruar para se të nisej për ekspeditën malore.
Grupet e shpëtimit, kishin dështuar të shpëtonin ndonjë pjesëtarë të këtij grupi, që u zhdukën si pasojë e një orteku.
Basykinas nuk ishte e martuar dhe nuk kishte pasur fëmijë, ndërsa nëna i vdiq pas një kohe, e shqetësuar për zhdukjen e së bijës.
Familjarët e gjashtë të tjerëve që janë shpallur të vdekur, po kërkojnë një hulumtim të ri të zonës, pasi edhe ata mund të jenë afër, apo në një perimetër jo të largët. /Telegrafi/