“Habibi” është ‘diss’ për reperet e reja? Fifi sqaron të vërtetën

E publikuar: 28/08/2018 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi, ditë më parë lansoi projektin e ri muzikor.
Këngëtarja në këtë projekt, i cili mban titullin “Habibi”, përmbante fjalë thumbuese, të cilat supozohej se i drejtoheshin repereve Tayna dhe Rina.

Këtë gjë e kanë pyetur fansat e këngëtares në InstaStory, e cila nuk ngurroi ta sqarojë realitetin.

“Habibi thjesht përfaqëson një realitet të hidhur e të shpifut. S’është thjesht ‘diss’ nanusha”, shkruan ajo.

Kujtojmë që reperet Tayna dhe Rina kanë qenë shumë të komentuara këtë vit, pasi për një periudhë të shkurtër fituan famë të madhe.